MENU
klinika

Luhet kualifikimi në fazën tjetër

Euro 2024 | Turqia e Portugalia “përplasen” sot në Dortmund

22.06.2024 - 13:09

Kryesfida e kësaj të shtune në Euro2024 do të luhet në stadiumin e “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Turqia dhe Portugalia do të luajnë në orën 18:00 takim që vlen shumë për llogaritë e grupit F. Dy kombëtaret kanë marrë pikët e plota në sfidën e parë dhe duelojnë për kreun.

Portugalia dhuroi emocione në ndeshjen e parë, pasi iu desh të përmbys 2-1 Republikën Çeke. Trajneri Roberto Martínez këmbënguli se skuadra e tij ishte fituese e denjë, por e shqetëson fakti i pësimit të golave, tani në pesë nga gjashtë ndeshjet e tyre të fundit.

Turqit tentojnë kalimin përtej fazës së grupeve për herë të parë që nga viti 2008, ndërsa kurrë nuk kanë mundur Portugalinë në finalet e Europianit, duke pësuar 3 humbje.

Në fakt ata kanë dështuar të shënojnë në të tre ato ndeshje, por me Turqinë që ka shënuar të paktën një herë në 11 nga 13 ndeshjet e tyre të fundit ndërkombëtare, duhet të besojnë tek një rezultat pozitiv.

Kjo do të jetë hera e 10-të që dy kombëtaret përballen me njëra-tjetrën, me bilancin që flet në favor të Portugalisë, me 7 fitore e 2 humbje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista e FIFA-s me Edy Rejan

“Jam ambicioz, në Katar 2022 ose Euro 2024”


Shtatë lojtarë me valixhet në duar

Operacioni “fshesa” te Manchester United

Si po e revolucionarizon Milanin

Cikloni “Ibra” mbi botën kuqezi

Përgatitësi i Spartakiadave të famshme

Sporti shqiptar në zi / Ndahet nga jeta Petrit Qëndro