MENU
klinika

I afërmi e goditi me kaçavidë pasi i rezistoi përdhunimit

Familjarët e vrasësit të 11-vjeçares zhduken nga fshati! I vihet flaka banesës së tyre

13.06.2024 - 09:41

Një valë zemërimi ka shpërthyer në Pirgos për vrasësin e 11-vjeçares Vasiliki, nga kushëriri i nënës së saj. Policia është vendosur në gatishmëri nga frika e një hakmarrje.

Gjatë funeralit të vajzës 11-vjeçare ditën e djeshme, disa persona ende të paidentifikuar i vunë flakën banesës ku autori jetonte me familjen.

Në momentin e zjarrvënies, asnjë anëtar i familjes së 37-vjeçarit nuk ndodhej në zonë pasi të gjithë të afërmit e tij thuhet se janë larguar tashmë nga fshati, nga frika e hakmarrjes.

Ajo që shqetëson autoritetet tani është nëse situata mund të përshkallëzohet më tej dhe të arrijë nivele të rrezikshme.

Të afërmit dhe miqtë e familjes së Vasilikit ende nuk po arrijnë të kuptojnë tragjedinë që u ndodhi. Zemërimi i tyre është i madh, siç u pa kur tentuan të sulmonin vrasësin 37-vjeçar, kur ai po mbërrinte me një makinë patrulle në gjykatë.

37-vjeçari, i cili ishte kushëriri i parë i nënës së vogëlushes, e mori me makinë vajzën dhe e dërgoi në një fushë. Ai tentoi ta përdhunonte dhe kur u përball me rezistencën e 11-vjeçares e goditi me kaçavidë duke e lënë të vdekur.

Më pas autori ka shkuar në banesës e nënës së të miturës për t’i qëndruar pranë prindërve të saj, ndërsa ata të dëshpëruar kërkonin të dëshpëruar vajzën e zhdukur.

Ishin kamerat e sigurisë që tradhtuan vrasësin, ku vajza shihej duke hipur mbrëmjen kur u zhduk në makinën e tij. Pasi u mor në pyetje nga policia, 37-vjeçari tregoi se e kishte vrarë, ndërsa zbuloi edhe vendin ku kishte lënë trupin e saj të pajetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“E çova në fushë dhe vrava”

Si daja masakroi me kaçavidë mbesën 11-vjeçare