MENU
klinika

Djathë korçe për francezët

Fermerët në fshatin Shtyllas i janë përkushtuar rritjes së bagëtive

17.06.2024 - 14:41

Eni Pino është një i ri që e ndan jetën mes Korçës dhe fshatit të tij të lindjes ku i është përkushtuar punës në blegtori.

Në fshatin malor të Shtyllës familja Pino është ndër të paktat që ka zgjedhur të mos e braktisë fshatin dhe të merret me mbarështimin e lopëve.

Mungesa e shkollës në fshat e detyroi Enin që për shkak të nevojës për arsimimin e fëmijëve të shkojë në Korçë por vetë nuk është shkëputur nga fshati asnjë ditë. Ai kujdeset për 40 krerë lopë të llojit taranteze, qumështin e të cilave e dërgon në baxho ndërsa synon ti shtojë edhe më tepër.

I riu i cili tregon se nuk do ti largohet kurrë fshatit është një prej dëshmive sesi puna shpërblehet. Ai së fundmi ka arritur të gjejë edhe një treg të ri në Francë për prodhimin e dy llojeve të djathit

Nëna e Enit, Dylberja ka qëndruar stoike në vendimin e saj për të mos braktisur asnjëherë fshatin, duke ja ushqyer dashurinë edhe të birit. Nga punët e shtëpisë, kopshtit, tek kujdesi për bagëtitë 71 vjeçarja nuk e ka çuar kurrë nëpër mend largimin nga fshati, madje thotë se ata që largohen humbin shumë

Në fshatin Shtyllë pak km larg Vithkuqit, që dikur gëlonte nga gjallëria aktualisht jetojnë vetëm 12 familje. Dimrat e ashpër dhe mungesa e infrastrukturës për vite me radhë bënë që fshati të braktiset masivisht ndërsa banorët e mbetur shpresojnë që të larguarit do të kthehen një ditë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ju përgjigjëm nevojave të prodhimit"

Krifca: Rritet me mbi 4100 ton eksporti i vajit të ullirit


67-vjeçarja hidhet nga pallati dhe humb jetën

Tri gra të v*tëvrara në Korçë brenda 24 orëve

Merr flakë tribuna qendrore

Zjarri ‘pushton’ stadiumin e Korçës

Rezultati i Censit të popullsisë

Qarqet me më shumë dhe më pak banorë