MENU
klinika

“Demokracia e Re” triumfon në Greqi

Fredi Beleri i treti më i votuar, drejt Parlamentit Europian

09.06.2024 - 21:30

“Demokracia e Re” e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka fituar me një diferencë të thellë nga kundërshtarët e SYRIZA-s, zgjedhjet evropiane për Greqinë

Sipas rezultateve në kohë reale nga Ministria e Brendshme helene, “Demokracia e Re” po fiton me 27.9% të votave dhe kryeson me një diferencë dyshifrore, pasi SYRIZA ka marrë vetëm 14.8%. Në vend të tretë renditet PASOK me 12.9%, ndërsa Zgjidhja Helenike dhe KKE duelojnë për vendin e katërt në këto zgjedhje.

Përveç fitores së partisë së Mitsotakis i rëndësishëm është fakti se me 50% të votave të numëruara deri më tani, nga kandidatët për eurodeputet të Demokracisë së Re, i treti renditet kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri.

Listën e kryeson deri më tani gazetari Giorgos Attias me 3775, i ndjekur nga Vangelis Meimarakis (2868) dhe Fredi Beleri (2473). Më pas vijnë me radhë Manolis Kefalogiannis (2003), Eliza Vozeberg (1941), Eleonora Meleti (1541) dhe Vassilis Kontozamanis e minoritari tjetër Pirro Dhima.

Sipas projeksioneve të Ministrisë së Brendshme shtatë parti do të kenë eurodeputetë në Parlamentin e ri Europian. Në zhvillim e sipër është një triller për partinë që do të marrë mandatin e 21-të, teksa lëviz mes Zërit të Arsyes, Zgjidhjes Helenike dhe KKE-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Dëshiron të provokojë Greqinë, por nuk do t’ia dalë"

Edi Rama në Athinë, Fredi Beleri mesazh nga burgu

“U bë grusht shteti që unë të mos merrja detyrën..."

Fredi Beleri flet nga burgu për mediat greke: Do fitojmë!