MENU
klinika

Detajet

Ishte larguar nga banesa, 33-vjeçari gjendet i mbytur në rezervuar!

17.06.2024 - 10:16

Një 33-vjeçar, i cili ishte larguar nga banesa mbrëmjen e së dielës, është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në rezervuarin e fshatit Kagjinas.

Sipas deklarimeve të policisë, 33-vjeçari, banues në fshatin Borovë, vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë vënë re shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Kolonjë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në rezervuarin e fshatit Kagjinas, Kolonjë, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi E. B., 33 vjeç, banues në fshatin Borovë, Kolonjë.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa e tij, mbrëmjen e djeshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë