Gazetarja Iva Tiço disa javë më parë i dha fund beqarisë, duke kurorëzruar me një dasmë private lidhjen e saj disa vjeçare.
Së fundmi gjatë një interviste për emisionin “S’e Kam me Ty”, ka zbuluar më shumë detaje nga dasma e saj private.
Iva tregoi se përjetoi shumë emocione në ditën e saj më të lumtur, ndërsa tha që nuk i mbante dot lotët nga gëzimi.
“Kisha shumë emocione, kam foto që jam duke hyrë në kishë me vëllain dhe duket që mezi mbaj lotët”– tha gazetarja.
Përsa i përket fustanit, gazetarja zbuloi se ishte frymëzuar nga një element fustanit të gjyshes së saj, duke treguar se atë do ia trashëgojë mbesës së saj, Rea.
“Fustani ishte frymëzuar nga një element i fustanit të gjyshes. Fustanin do ia jap Reas mbesës sime, do e trashëgoj”- u shpreh Iva.