MENU
klinika

Arsyeja

Jennifer Lopez anulon turneun e vitit 2024

01.06.2024 - 15:38

Jennifer Lopez ka anuluar turneun e saj veror në Amerikën e Veriut , i cili do të ishte i pari për të në pesë vjet. Ylli i popit e bëri njoftimin të premten në grupin e saj të fansave On The JLo.

Gjithashrtu Përfaqësuesit për Live Nation njoftuan sot se turneu i Jennifer Lopez në SHBA, Vera 2024 “THIS IS ME…LIVE” është anuluar, duke shtuar “Jennifer po merr pushim për të qenë me fëmijët, familjen dhe miqtë e saj të ngushtë.”

Deklarata u pasua nga një shënim personal , “Një mesazh special për të dashuruarit e mi në TheJLo. Më dhemb zemra dhe jam e shkatërruar që ju braktisa. Ju lutem, dijeni se nuk do ta bëja këtë nëse nuk do ta ndieja se ishte absolutisht e nevojshme. Unë premtoj se do t’ju kompensoj dhe do të jemi të gjithë përsëri bashkë. ”, ka shkruar Lopez. “Ju dua shumë të gjithëve. Deri herën tjetër…”