MENU
klinika

“Më shumë dyshime bien mbi…!“

Karamuço: Ka një përplasje mes Byrosë dhe SPAK

26.06.2024 - 21:17

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë në emisionin “Real Story” se më shumë dyshime për të nxjerrë informacion të dosjeve hetimore bien te BKH sesa prokurorët e SPAK, të cilët merren me dosjet. Sipas tij, rrjedhja e një informacioni të tillë dëmton hetimin dhe iu jep mundësi të akuzuarve të largohen nga vendi.

“Ka një përplasje të fortë që nga koha e drejtuesit Kraja midis SPAK dhe BKH, një përplasje e cila ka cuar deri në kërkesën për dorëheqje në atë kohë të zonjës Hajna, e cila nuk ndodhi me ndërhyrjen e partnerëve të huaj. Kjo përplasje vazhdon ende sot. Nga pikëpamja teknike, më shumë ka akses një hetues i BKH në dosje sesa prokurori që ka dosjet e veta dhe punon paralelisht. Kështu ka më shumë doza dyshimi që këto gjëra dekonspirohen nga BKH sesa nga prokurorë apo kolegë të tij. Prokurori vetë nuk e ka në interes. Mund të jenë dy prokurorë por ka raste që punojnë për një dosje dhe e mbrojnë shumë informacionin mirëpo detyra i delegohen hetuesve të BKH dhe këta në një mënyrë ose në një tjetër marrin një informacion dhe mundohen të bëjnë një analizë dhe nxjerrin thashetheme në tregun mediatik sikur do të ndodhë kjo ose ajo. Kanë vonuar në kohë se cfarë ka ndodhur më pas nga eksperienca e mëparshme. Ka dëmtuar hetimin, ka nxitur autorët e mundshëm dhe ata që do të arrestoheshin të largohen. Kjo ka ndodhur edhe me Metamorfozën kur vetëm 24 orë para masave, kriminelë janë larguar menjëherë nga Shqipëria.”, tha eksperti

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“SPAK paralizoi 41 për qind të krimit të organizuar”

Karamuço: Nëse Durim Bami ekstradohet, do të rrëfejë krime të mëdha!

“SPAK ka dyshime që celularët janë përdorur nga ana e…”

Eksperti Karamuço zbardh prapaskenën: Çifti Meta është marrë në pyetje!


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin