Ekziston një supozim i ruajtur prej kohësh se ata që punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në qytetet e mëdha si Nju Jorku, ose San Francisko, fitojnë më shumë se homologët e tyre europianë, veçanërisht në sektorin e teknologjisë.
Inxhinierët janë shembulli më i mirë për këtë dallim. Në vitin e fundit, ata me aftësi për të trajnuar modele të inteligjencës artificiale kanë paga mesatare prej rreth 300.000 dollarë. Ndërsa, ata në Europë fitojnë dukshëm më pak, duke filluar nga 40.000 euro në Gjermani dhe Holandë në 100.000 euro në Zvicër.
Zvicra
Pagat në Zvicër janë më të larta për disa arsye. Si fillim, vendi ka taksa më të ulëta se pjesa tjetër e Evropës, me punonjësit që paguajnë mesatarisht 18.6% taksë mbi të ardhurat krahasuar me mesataren e OECD prej 24.9 %, që do të thotë se paga e marrë është më e lartë.
Me fjalë të tjera, taksapaguesit zviceranë marrin 81% të pagës së tyre bruto krahasuar me mesataren e OECD prej 75%. Situata është dhe më mirë për ata me fëmijë, punonjësi mesatar i martuar me dy fëmijë paguan vetëm 6% taksa falë përfitimeve të lidhura me fëmijët dhe dispozitave tatimore krahasuar me mesataren e OECD prej 14%