MENU
klinika

Do ulet çmimi i naftës?

Koncesioni i markimit me kosto “1 lek për litër në çdo karburant” i kalon shtetit

12.06.2024 - 21:24

Koncesioni i markimit me kosto për qytetarët “1 lek në çdo një litër karburant” nuk do të rinovohet më. Shërbimi, qëllim i së cilit ishte garantimi i cilësisë së karburanteve dhe parandalim i kontrabandës do të menaxhohet nga vetë shteti. Me urdhër të ministrit të Financave është ngritur grupi i punës për të kaluar të gjitha asetet nën administrimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

“Qeveria ka paguar 11.7 miliardë lekë detyrime për këtë koncesion. Ky koncesion do të merrte në konsideratë kontrollin e cilësisë hidrokarbure në vend. Kjo sepse bëhej fjalë՞ që produktet e importit përziheshin me ato të vendit dhe cilësia ulej”, tha gazetari i ekonomisë Bardhi Sejdarasi.

Markimi, i cili konsiston në hedhjen e një pigmenti identifikues te karburantit i importuar para se ai të shitej në treg, me synimin e identifikimit se sa prej naftës së tregtuar ishte e përzierë me karburant të pa-zhdoganuar u dha si koncesion në kohën që vendi qeverisej nga Partia Demokratike. Ai hyri në fuqi në korrik të 2013-ës dhe afati 10-vjecar i mbaroi vjet në gusht, por qeveria vendosi ta shtynte me 1 vit.

“Sot ne nuk kemi asnjë rezultat konkret që lidhet me raportet e kontrollit të cilësisë së këtyre produkteve. As kompania e ministria e përkatëse dhe as autoriteti kontraktor që mbikëqyr zbatimin e këtij shërbimi nuk ka asnjë raport që të tregojë se çfarë është bërë në drejtim të garantimit të cilësisë.”

Po si do të përkthehet në xhepat e qytetarëve shqiptarë kalimi i shërbimit të markimit nga privati te shteti?

“Nuk gjykoj që do të mbetet në këto nivele që është. Çështja e tarifave besoj se është një çështje që do të vendoset nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.”

Markimi është shërbimi i tretë, pas Kontrollit Teknik të Automjeteve dhe pullave fiskale që kalon nga koncesionari te shteti./a2

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sektori që shënoi rritje gjatë pandemisë

“Mungon krahu i punës, pagat mbi 1 mijë euro!”