MENU
klinika

“Broja mund të jetë shpërthyes”

Lorik Cana “zbulon” Shqipërinë: Nuk kemi çfarë humbasim

12.06.2024 - 12:24

Lorik Cana, kapiteni legjendar kuqezi, në një intervistë për mediat italiane, foli për sfidën e parë të Shqipërisë në “Euro2024”, atë kundër Italisë: “Shqipëria nuk ka asnjë për të humbur, duhet të mbështet te rruga e tyre në rritjes, ashtu siç bëri edhe gjatë fazës kualifikuese ku e mbylli grupin në vendin e parë. Nuk kishte ekipe “big”, por skuadra bëri një punë të madhe, me një Sylvinho i cili u tregua i zoti të shfrytëzonte të gjithë materialin që kishte në dispozicion dhe që i lejoi përfaqësueses tonë të merrte pjesë në Evropian.

Më pas qëlluam në grupin më të vështirë, kjo na jep më pak presion, por vështirësia është shumë e madhe. Shqipëria është në një moment ku nuk ka një pikë referimi të qartë, kjo pasi akoma nuk është përplasur me një ekip “big”. Kjo u pa edhe gjatë fazës kualifikuese, ku kishim një Poloni nën ton dhe një Republikë Çeke që është një skuadër e mirë, por nuk është një nga ekipet “big” të kontinentit.

Tani steka është ngritur dhe të shohim se çfarë do të dalë në pah, por në çdo rast, Shqipëria mbetet një skuadër me vlera: mbrohemi shumë mirë, kemi një shtyllë kurrizore e gjitha italiane, pa llogaritur këtu edhe disa emra risi, kemi më shumë cilësi në mesfushë dhe në sulm. Është e rëndësishme të shohim edhe cilësitë e Brojës, nëse është mirë do të jetë shpërthyes”, përfundoi analizën e tij Lorik Cana.

"Ja çfarë më shkruanin kur isha në Europian"

Ylber Ramadani i mrekulluar nga tifozët e Leçes

Shtatë lojtarë me valixhet në duar

Operacioni “fshesa” te Manchester United

Si po e revolucionarizon Milanin

Cikloni “Ibra” mbi botën kuqezi

Përgatitësi i Spartakiadave të famshme

Sporti shqiptar në zi / Ndahet nga jeta Petrit Qëndro