Aktorja e njohur Margot Robbie dhe bashkëshorti i saj Tom Ackerley së fundmi kanë folur për martesën dhe jetën e tyre të përditshme.
Gjatë një interviste për “Sunday Times”, çifti treguan se kalojnë pothuajse të gjithë ditën së bashku.
“Ne jemi bashkë 24 orë në ditë”, tha Tom Ackerley.
Më pas, ai ka shpjeguar se jeta e tyre është shumë e ngjashme, ndërsa ka theksuar se nuk gjejnë asnjë pengesë në komunikimin e tyre.
“Ne nuk jemi duke punuar për diçka individualisht. Tani, gjithçka është bërë një”, vazhdoi regjisori.
Çifti në vazhdim të intervistës së tyre theksoi se nuk ka shumë gjëra që do t’i bëjnë të grinden, ndërsa përmendën se arsyet e vogla që ata mund të debatojnë.
“Në shtëpi, për shembull, mund të zihemi për biskotat me çokollatë. Unë preferoj ato nga Mbretëria e Bashkuar, ndërsa Margot preferon ato nga Australia”, tha Robbie.
Kujtojmë që Robbie dhe Ackerley u martuan në dhjetor të vitit 2016, ndërsa jetën e tyre personale dyshja preferojnë që ta mbajnë larg syrit të publikut.