Ish-banori i “Big Brother Vip Albania” Meriton Mjekiqi ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në “Cherry on Top”. Ai foli për jetën personale dhe profesionale, por nuk la pa komentuar dhe disa deklarata që u thanë teksa ai ishte brenda shtëpisë.
E për një prej tyre, ironizoi Donald Veshajn, por nuk u la pa përgjigje nga Bora Zemani, partnerja e aktorit.
View this post on Instagram
Meritoni: E kaloi Donaldi? Pashë në disa intervista që ishte i mërzitur?
Bora: Të kishte marrë malli më duket për Donaldin. Sa dole e pe në TV.
Kujtojmë se Donaldi komentoi debatin mes Romeos, Meritonit dhe Liamit, që ndodhi brenda ‘BBV3’ ku u sulmua Heidi dhe familjarët nga jashtë.
‘Paska ardhur koha e ‘burrave’ o njerëz, e trimave. Mirë që për këtë djalin e kanë maçin në bark po me familjen e këtij pse këta trimat? Këta ‘burrat’ këtë quajnë lojë të fortë me përmendje njerëzish nga jashtë dhe ngacmime të vajzës që ke në krah. Kjo na qenka trimëria, o trima?’