MENU
klinika

Përplasja Shkup-Athinë

Mickoski: Do korrigjoj padrejtësinë e “emrit”. Gerapetritis: Po shkelet marrëveshja

24.06.2024 - 14:03

Me 77 vota pro dhe 22 kundër Maqedonia e Veriut ka miratuar qeverinë e re të udhëhequr nga Hristjan Mickovski.

15 ministri në kabinetin qeveritar do ti ketë VMRO DPMNE-në, gjashtë do te udhëhiqen nga koalicioni i shqiptarëve “VLEN” dhe dy nga partia ZNAM.

Pas votimit të Qeverisë, Mickovski dhe ministrat bënë betimin.

Në fjalën e tij pas votimit kryeministri Mickovski e cilësoi si “turp” referimin e vendit me emrin zyrtar “Maqedonia e Veriut” , por u shpreh se nuk ka fuqi tani për ta ndryshuar këtë.

“Do ta përmend këtë mbiemër të turpshëm gjatë betimit, sepse më kujton për turpin që i është bërë vendlindjes sime, familjes sime dhe nipave të mi të palindur ende. Do të bëj gjithçka, sa të kem jetë, për të përmirësuar këtë padrejtësi. Fatkeqësisht nuk kam fuqi tani”, , tha Mickovski.

Gjë ditë pas betimit të qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut ka ardhur edhe reagimi i Athinës zyrtare. Ministri i Jashtëm grek Giorgos Gerapetritis, ka kritikuar ashpër Shkupin .

“Në lidhje me Maqedoninë e Veriut, udhëheqja shtetërore dhe politike e vendit vendosi sistematikisht dhe me këmbëngulje që të mos përdorë emrin kushtetues të saj në diskursin publik brenda vendit. Kjo përbën shkelje flagrante të Marrëveshjes së Prespës, e cila parashikon përdorimin e njëtrajtshëm të emrit Maqedonia e Veriut, brenda dhe jashtë vendit”, tha Gerapetritis

Sipas kreut të diplomacisë greke zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është baza e paqes dhe sigurisë.

Forcat zjarrfikëse në luftë me flakët (Video)

Greqia e izoluar nga zjarret prej tre ditësh

“Shqiptarët i duan dokumentet tona, për të ikur në Angli”

Grekët të shqetësuar: Po krijohen mungesa të mëdha fuqie punëtore