MENU
klinika

“Gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë”

Mozzik konfirmon lidhjen me vajzën e politikanit shqiptar

18.06.2024 - 13:36

Reperi i njohur Mozzik ka treguar se e dashura e tij aktuale, Lotina e cila është vajza e deputetit kosovar, Lutfi Haziri është gjëja më e mirë që i ka ndodhur në këto 28-vite, duke vazhduar se ndihet shumë i lumtur krah saj.

“Nuk jam fejuar. Jam në një lidhje. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në 28-vite jetë. Ndjesia se jam shumë mirë dhe shumë happy”– tha reperi gjatë një interviste për emisionin “Reload”.

Mesa duket rreth kësaj deklarate ka reaguar ish-partnerja e tij, Loredana Zefi.

Reperja ka postuar disa foto në llogarinë e saj të Instagram krah të dashurit të saj, futbollistit 22 vjeçar, Karim Adeyemi.

“Dashuri”- ka shkruar Loredana krahas fotove me partnerin, duke treguar se edhe ajo është shumë e lumtur me të futbollistin gjerman.

“Të dua”– komentoi Adeyemi në shqip.

A post shared by babymama (@loredana)
Kujtojmë që prej kohësh Loredana dhe Mozzik i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare, nga e cila kanë edhe një vajze, Hana.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kjo verë nuk do të na gjejë beqarë”

Çfarë i bëri bashkë Mozzik dhe Loredanën?

“Thumb” për nënat e showbizz-it?

Arbenita Ismajli tregon pse nuk i hap të bijës Instagram

Rivaliteti i ndezur në “Festivalin e Këngës”

Elvana bëhet bashkë me Loredanën