MENU
klinika

Ylli i kinematografisë

Ndahet nga jeta aktorja Anouk Aimee

19.06.2024 - 13:57

Ylli i kinematografisë, Anouk Aimee, ka vdekur në moshën 92-vjeçare.

Aktorja franceze ka lënë shenjë te klasikët e Valës së Re, si La Dolce Vita, A Man and a Woman, si dhe Lola.

Lajmin për shkuarjen e saj në amshim e ka bërë të ditur vajza e saj, Manuela Papatakis.

“Me pikëllim të madh ju njoftojmë për vdekjen e nënës sime. Isha afër saj kur vdiq këtë mëngjes, në shtëpinë e saj në Paris”, ka shkruar Papatakis.