MENU
klinika

“Hiq dorë nga pasuria….”

Pse dështoi ndarja me marrëveshje mes Besit dhe Xhensilës?

02.06.2024 - 11:42

Aktori i humorit Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj i kanë ndarë rrugët e jetës, pasi ata janë në proces divorci dhe çështë e tyre tashmë është në gjykatë.

Në lidhje me këtë proces gjyqësor janë zbuluar të tjera detaje, ku ndër të tjera mësohet se aktori dhe këngëtarja para se të shkonin në Gjykatë, kanë tentuar që martesës së tyre t’i japin fund me marrëveshje, pa qenë nevoja për beteja ligjore.

Por në momente të fundit, aktori Bes Kallaku ka kërkuar që këngëtarja të heqë dorë nga pasuria e çiftit, gjë që nuk është pranuar prej saj.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se pas këtij ‘ndryshimi’ në moment të fundit, këngëtarja i është drejtuar gjykatës me një padi për divorc, e po ashtu ka bërë edhe aktori.

Gjykata ua ka kthyer të dyve padinë, Xhensilës për shkak se nuk e kishte firmosur ajo, por kishte autorizuar avokaten e saj, e po ashtu për arsye procedurale i është kthyer edhe Besit.

Dyshja e kanë ridorëzuar padinë, këtë herë të plotësuar sipas kërkesave dhe procedurave, duke pritur një datë për caktimin e seancës.

Mësohet se të dyja këto padi për divorc do të bashkohen tek e njëjta gjyqtare, dhe do të caktohet një datë për të zhvilluar seancën, ku palët do të ngrenë pretendimet e tyre për pasurinë dhe të tjera detaje që rrjedhin pas ndarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“A e di sa zemrën ma ke vrarë”

Xhensila Myrtezaj konfirmon ndarjen nga Bes Kallaku?

Kush është vajza që e shoqëron këngëtarin në koncerte

Pas ndarjes nga Xhensila, Besi në një lidhje të re dashurie?


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain