MENU
klinika

Kryeministri takim kokë më kokë me presidenten e Kosovës

Rama në Prishtinë në 25 vjetorin e fundit të luftës, pritet nga Vjosa Osmani!

10.06.2024 - 10:02

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Presidencën e Kosovës, ku është pritur nga kreu i Shtetit, Vjosa Osmani.

Kreu i qeverisë do zhvillojë një takim kokë më kokë me presidenten Vjosa Osmani. Më pas, Kryeministri do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, që mbahet në nderim të trashëgimisë politike të ish-presidentit Ibrahim Rugova, si dhe të vendeve aleate, të cilat patën një rol thelbësor gjatë viteve të luftës në Kosovë.

Rama do t’i adresohet një prej paneleve të Konferencës, ku do të jetë së bashku me personalitete ndërkombëtare të mirënjohur për kontributin e tyre politik në periudhën e luftës, mes të cilëve ish Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair dhe ish Kryeministri Italian Massimo D’Alema.

Në vijim të agjendës, Kryeministri Rama do të mikpritet nga Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ku në një ceremoni të posaçme do të nderohet me Çelësin e Qytetit.

Ndër të tjera, Kryeministri Rama do të marrë pjesë edhe në çeljen e ekspozitës së veçantë “Reporting House”, një retrospektivë e fuqishme e mediave gjatë periudhës së luftës në Kosovë, ku përmes artefakteve të gazetarëve dhe veprave të artistëve, vizitorët do të njihen me historinë e luftës së viteve 1998-1999 dhe ndikimin e saj në dekadat që pasuan.

Si do ndahen deputetët në të ‘sigurtë’ apo me kandidatë

Zgjedhorja/ PS dhe PD me dy palë lista në zgjedhjet e 2025!

Si do regjistrohen emigrantët dhe do të votohet me postë

PS dhe PD bien dakord për votën e Diasporës!

Përpiqet të kursejë për ‘transformimin’

BBC, shkurton 500 vende pune!