MENU
klinika

“T’knoft zemra”

Ramë Lahaj publikon datat e Ramë Lahaj International Opera Festival”

18.06.2024 - 15:53

“Ramë Lahaj International Opera Festival”, ka njoftuar se që nga data 21 korrik deri më 2 gusht do të mbahen pesë mbrëmje muzikore, në këtë edicion të “Ramë Lahaj International Opera Festival”.

Festivali do të mbahet nën moton “T’knoft zemra”, dhe do të hapet me mbrëmjen “Nexhmije Pagarusha”, dedikuar muzikës shqipe.

Ndërsa, përmbyllja e festivalit do të bëhet me Gala Night – Rame Lahaj & Friends.

“Shënoni datat në kalendar! Pesë mbrëmje muzikore ju presin në këtë edicion që fillon me 21 Korrik dhe përmbyllet më 2 Gusht. Nën moton ‘T’knoft zemra’ sivjet festivalin e hapim me mbrëmjen ‘Nexhmije Pagarusha’ dedikuar muzikës shqipe dhe do ta përmbyllim me Gala Night – Rame Lahaj & Friends”, thuhet në njoftim.

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse