MENU
klinika

“Nëna ime ishte me kancer… Tuna sillej keq me të”

Robert Berisha flet për përplasjet me ish-kunatën

06.06.2024 - 12:26

Robert Berisha e ka treguar hapur gjithmonë se nuk ka pasur një raport të mirë me ish-kunatën e tij, Tuna Sejdiu. Ndërsa në një intervistë së fundmi, moderatori ka rrëfyer një nga arsyet e mosmarrëveshjeve me ish-bashkëshorten e të vëllait, Patris Berisha.

Ai deklaroi se këngëtarja nuk është sjellë mirë me nënën e tyre të ndjerë, Teuta Berisha gjatë periudhës që ajo ishte e sëmurë me kancer.

Robert Berisha u shpreh se kishte pikë të dobët të ëmën, e cila ndërroi jetë pasi humbi betejën me sëmundjen, dhe se nuk toleronte askënd të sillej keq me të.

“Ndoshta me vëllin është më lehtë të mërzitesh, por me prindin s’mundesh. Patrisi më shikon si baba, e nuk e besoj që është mërzitur ndonjëherë. Kur kam folur diçka, ai e ka ditur që është për të mirën e tij.

Edhe në këtë rast e ka ditur që unë e kam pikë të dobët mamin dhe se unë jam pika e dobët e saj. Bëj çfarë të duash me burrin tënd në shtëpinë tënde, por në shtëpinë timen me nënën time, nuk e shoh kush është. Dhe aty ka pasur një mosmarrëveshje.

Në raport me nënën time, të sillesh keq kur ajo është me kancer, me krejt kimio-terapitë që i ka pasur, të ma mërzisë dikush, s’ja vlen”, ka thënë Berisha për Klan Kosova.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Roberti i kundërpërgjigjet

Tuna i hoqi Tianit mbiemrin Berisha

Një nga tregimet më interesante...

Dashuria e Topiajt me francezen


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain