MENU
klinika

Të ardhura rekord nga turizmi

Sa milionë euro përfitoi Shqipëria në periudhën janar-mars

10.06.2024 - 15:02

Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat për të ardhurat që ka përfituar ekonomia jonë nga turistët në muajt e parë të cilat rezultojnë se janë 164 milionë euro më tepër krahasuar më një vit më parë. Viti 2024 konfirmohet se do të jetë edhe më optimist përsa i përket turizmit në vend.

Kjo është një shifër shumë optimiste duke marrë parasysh se bëhet fjalë për periudhën janar-mars kur nuk ka shumë udhëtime dhe jemi akoma ne fillim të sezonit turistik.

Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se prurjet e turistëve vetëm në tremujorin e parë të këtij viti arritën në 788 milionë euro nga 624 milionë euro që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë shqiptarët që kanë udhëtuar jashtë vendit përgjatë së njëjtës periudhë kanë shpenzuar 521 milionë euro. Pra nëse bëjmë një krahasim të diferencës së asaj që është shpenzuar jashtë nga shqiptarët dhe asaj që kanë sjellë turistët rezulton një suficit prej +267 milionë euro, në ekonominë tonë kundrejt nivelit 189 milionë euro, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të ardhurat dhe shpenzimet nga shërbimet e udhëtimit u rritën respektivisht me rreth 26% dhe 20%, në terma vjetorë.

Shqipëria ka pritur 38% më shumë turistë në 5 muajt e parë të këtij viti. Në bazë të statistikave zyrtare janë vetëm në maj kanë ardhur

Rreth 974 mijë turistë të huaj duke e çuar në më shumë se 3.3 milionë shifrën totale të flukseve turistike hyrëse në pesë muajt e parë të vitit në vendin tonë. Ndërkohë në të njëjtën periudhë të një viti më parë vendi ynë priti 2.4 milionë turistë të huaj.