MENU
klinika

Shteti, paga më të larta se privati!

Sektorët ku punonjësit paguhen më shumë në vend

14.06.2024 - 14:27

Qytetarët shqiptarë kanë pagesa më të mira në shtet. Statistikat e Instatkonfirmojnë se një trend i tillë ka vijuar edhe në muajt e parë të këtij viti.

Nëse bëjmë një krahasim rezulton se paga mesatare bruto në shtet është mbi 16 mijë lekë më e lartë se në sektorin privat. Pavarësisht mungesës së fuqisë punëtore duket se private nuk po e ndjek shtetin në rritjen e pagave.

Një pagë mesatare bruto në shtet është 84.9 mijë lekë ndërsa në privat 68.6 mijë. Pavarësisht këtij hendeku vërehet se në total paga mesatare bruto është rritur me 13.8% duke kapur nivelin e 73 mijë e 600 lekëve. Të favorizuar dhe me paga më të larta sipas statistikave të Instat gjatë tremujorit të parë 2024 janë qytetarët e punësuar në Aktivitetet Financiare, të Sigurimit, Informacioni dhe Komunikacioni.

Por pavarësisht kësaj tendenca ndryshon nëse bëjmë një krahasim me fundit e vitit paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të parë 2024, është 73.641 lekë nga 75 mijë lekë në fund të vitit të kaluar, me një rënie prej gati 2%.

Kjo lidhet me faktin se në se në tremujorin e fundit shumë kompani japin shpërblime për punonjësit, duke bërë që paga e tyre të rezultojë më e lartë në tremujorin e fundit të vitit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoritë që përfitojnë dhe sa do të jetë shtesa

Formula që do të përdorë qeveria për të rritur pagën

A do të ketë ndryshim të çmimeve në treg?

Sa vite kursime duhen për të blerë një apartament