MENU
klinika

Nga dhimbja e kokës tek nervozizmi!

Shenja që tregojnë se pini më shumë kafe seç duhet

06.06.2024 - 11:59

Të shumtë janë ata që nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Është një nga pijet më të njohura në mbarë botën.

Përfitimet e tij janë të shumta, më e rëndësishmja është përmbajtja e lartë e acideve klorogjenike antioksidante (polifenole). Përveç kësaj, rrit humorin, rrit performancën gjatë sportit duke rritur qëndrueshmërinë, ka një efekt pozitiv në rregullimin e peshës trupore, mbron nga kanceri, diabeti i tipit 2 dhe Parkinson dhe është i mirë për zemrën.

Por duhet konsumuar me masë, përndryshe mund të ketë efekte anësore në organizëm.

Përveç vështirësive për të fjetur dhe nervozizmit, ja tre simptoma të zakonshme që ju pini shumë kafe…

Dhimbje koke
Një nga simptomat më të zakonshme të pirjes së tepërt të kafesë është dhimbja e shpeshtë e kokës. E njëjta gjë mund të ndodhë nëse pini shumë kafe dhe ndaloni papritur.

Nervozizëm
Kafja e tepërt mund t’ju bëjë nervoz dhe të ndiheni sikur po acaroheni nga gjëja më e vogël.

Diureza e rritur
Kjo ndodh sepse kafeina ka edhe veti diuretike ndaj na dërgon më shpesh në tualet. E njëjta gjë vlen edhe për çajin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Artan Fuga: Shqipëria jo vend mysliman! Rama ngatërroi gjithçka

“Kurrë s’kam hequr një vajzë universitare nga shkolla meqë ishte e mbuluar”