MENU
klinika

Prapaskenat e konfliktit mes tyre!

Sherri mes Bardhit dhe menaxherit të tij për Luizin Ejllin

30.06.2024 - 13:57

Mosmarrëveshjet mes Bardhit dhe menaxherit të tij Jetmir Agaj duket se nuk kanë mbaruar. Ka qenë Sara Gjordeni, ajo e cila në një postim në “Inatagram” shprehet se menaxheri i ka marrë llogarinë Bardhit në një moment kur ai ka më shumë nevojë për t’u rritur në karrierë, teksa pret edhe të bëhet baba.“Duke qenë se numri im ka qenë i lidhur me acc e Bardhit. Acc që po sulmohej ishte i tij. Menaxheri i tij e ka marrë sërish përpara një ore ‘Instagram’-in e Bardhit duke e lënë 100% pa akses. Bardhi nuk e ka më ‘Instagram’i-n e tij. Në emër timin dhe të Bardhit ju lusim me keqardhje të hiqni të gjithë follow nga Bardhi. Si shenjë të pakënaqësie nga të kësaj sjelljeje e totalisht të pamerituar ndaj tij në këto momente kaq delikate të familjes sonë, ku Bardhit i duhet të punonte më shumë se kurrë. Nuk mendoj se mund të luhet kështu publikisht me një artist të këtij niveli, e as me psikologjinë e një djali, i cili ka mjaftueshëm stres për rritjen e fëmijës së tij të parë. Shqetësimi që po na shkaktohet të dyve nga këta persona prej kohësh është i paimagjinueshëm. Sidomos mbi mua që jam më emocionale se normalisht. Ndërkohë vazhdon të sulmohet adresa ime”, – shkruan Sara.Duket se raporti mes Jetmirit dhe Bardhit këtë herë ka përfunduar njëherë e mirë. Kujtojmë që muajin e shkuar, Jetmiri mori në menaxhim Luizin dhe duket se këtu kanë nisur edhe përplasjet e para. Angazhimet e Luizit dhe përqendrimi i të gjithë skuadrës tek emri i tij, kanë bërë që Bardhi të mbetet pas me data koncertesh si dhe me projekte të reja.Kjo ka sjellë edhe përplasjet e një pas njëshme mes palëve, çfarë edhe ka çuar në mbylljen e bashkëpunimit. Kjo nuk është hera e parë që palët përfshihen në një konflikt. E njëjta situatë u përsërit edhe kur Bardhi la shtëpinë e “Big Brother”. Pasi përfundoi eksperiencën e tij në “Big Brother”, reperi nga Kumanova, Bardhi, një tjetër “reality” përjetoi jashtë shtëpisë së famshme. Këtë herë protagonist ishin pikërisht partnerja e tij, Sara si dhe menaxheri, Jetmiri. Ishte pikërisht ky i fundit, që kundërshtoi edhe publikisht lidhjen me modelen, çfarë solli edhe përplasjet e forta. Përplasje që kanë marrë fund pikërisht me prishjen e kontratës mes tyre. Por, duket se prishja e kontratës mund t’i kushtojë Bardhit jo vetëm disa aktivitete, por edhe një shumë parash. Kjo për faktin se ishte pikërisht ai që zgjodhi ta prishë këtë marrëveshje, duke marrë mbrapsht edhe “Instagram”-in e tij, që deri para pak ditësh menaxhohej nga Jetmiri.Burime pranë djemve kanë bërë me dije se si Bardhi dhe Jetmiri kanë preferuar që këtë situatë ta zgjidhin mes njëri-tjetrit, duke mos përfshirë të tjerët. Pas bisedimeve që patën të dy, Bardhi ka folur edhe publikisht për atë çfarë ndodhi me menaxherin e tij. Siç e pranoi dhe vetë, pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Bardhi ka ndërprerë marrëdhënien e tij me menaxherin, Jetmir Agaj.

Kjo për shkak të përplasjeve që ky i fundit ka pasur me Sarën, dhe për mospëlqimin e lidhjes mes dy të rinjve brenda shtëpisë. Bardhi tha se edhe profili në “Instagram” nuk menaxhohej më prej tij, ndërsa edhe Jetmiri nuk ka mbetur pas me lëvizjet që ka bërë. Ai ka fshirë çdo foto në “Instagram”-in e tij, përfshirë dhe ato që kishte me Bardhin, duke përforcuar kështu zërat se shkëputja e marrëdhënies së bashkëpunimit mes tyre është përfundimtare. Pasi ka marrë rrjetin social, në postimin e parë, Bardhi i ka bërë një dedikim romantik partneres së tij dhe shkruan: “E ti Sara Gjordeni, je arsyeja pse marr frymë”.

Ndërsa iu është drejtuar edhe ndjekësve të tij duke i kërkuar ndjesë për shkëputjen nga “Instagram”. Por pas kësaj situate, gjërat duket se u qetësuan për disa muaj, deri më sot, kur shkëputja mes tyre duket përfundimtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Biznesi i vështirë i muzikës në Shqipëri

Nga vijnë fitimet e artistëve?