MENU
klinika

Shqipëria “e dënuar” të mposhtë iberikët

Spanja e para, kombinimet e Grupit B

21.06.2024 - 11:09

Me humbjen e Italisë ndaj Spanjës, situata në Grupin B të Euro 2024 është optimale për iberikët, me 6 pikë pas dy ndeshjeve, pra të kualifikuar si të parët (kanë epërsinë e përballjes së drejtpërdrejtë me Italinë).

Italia, e cila avantazhohet ndaj Shqipërisë nga rezultati i ndeshjes mes tyre), mjafton të mos humbasë me Kroacinë për të siguruar vendin e dytë. Nëse Italia humbet me Kroacinë, mund të ketë shans si vend i tretë, sigurisht nëse Shqipëria nuk fiton me Spanjën.

Kroacia do të kualifikohet si e dyta nëse fiton me Italianë dhe Shqipëria nuk fiton me Spanjën. Nëse kuqezinjtë bëjnë mrekullinë e mposhtin iberikët e po ashtu Kroacia fiton me Italinë, kuqezinjtë do të ishin të parë e kroatët të tretët me nga katër pikë. Në një situatë të tillë hipotetike, edhe kroatët do të avanconin mes vendeve të treta më të mira.

Sa i përket Shqipërisë, vetëm fitorja me Spanjën e kualifikon në raundin tjetër si e dyta ose si një mes vendeve të treta më të mira. Me barazimin, pra me vetëm dy pikë, vetëm një kombinim, që është në kufijtë e së pamundurës mund të bëjë që kuqezinjtë të luajnë në raundin tjetër.

Kriteret e renditjes së skuadrave të treta

1) numri më i madh i pikëve të fituara në fazën e grupeve

2) diferenca më e mirë e golave ​​në fazën e grupeve

3) numri më i madh i golave ​​të shënuar në fazën e grupeve

4) numri më i madh i fitoreve në fazën e grupeve

5) sjellja më e mirë e fair-play-it në ndeshjet e grupit (çdo karton i verdhë: një pikë; çdo përjashtim për karton të verdhë të dyfishtë ose përjashtim direkt: tri pikë)

6) pozicioni më i mirë në renditjen e përgjithshme të kualifikueseve evropiane (ose short nëse përfshihet Gjermania)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Traveling Lifestyle”: Perlë e fshehur!

“Shqipëria, një nga destinacionet më trendi në Evropë”

Emigrimi i të rinjve dhe rënia e lindjeve

“Shqipëria po plaket më shpejt se gjithë Europa”


"Ja çfarë më shkruanin kur isha në Europian"

Ylber Ramadani i mrekulluar nga tifozët e Leçes

Shtatë lojtarë me valixhet në duar

Operacioni “fshesa” te Manchester United

Si po e revolucionarizon Milanin

Cikloni “Ibra” mbi botën kuqezi

Përgatitësi i Spartakiadave të famshme

Sporti shqiptar në zi / Ndahet nga jeta Petrit Qëndro