MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Tensioni i syrit, kur duhet të shkojmë patjetër te mjeku

03.06.2024 - 09:51

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Tensioni i syrit, kur duhet të shkojmë patjetër te mjeku?

Mjeku: Një konsultë me mjekun është e nevojshme kur ju keni temperaturë të lartë, turbullim apo rënie të shikimit, dhimbje të forta të kokës apo humbje të ndjeshmërisë në trup.

Trajtimet në kushtet e shtëpisë
Ekspertët rekomandojnë zbatimin e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Ata këshillojnë konsumin e ushqimeve të pasura me vitaminat C, E, A por edhe me bakër, selenium dhe zink

Sipas tyre, njeriu duhet të tregojë kujdes me pirjen e sasive të mëdha të kafeinës e cila shton presionin në sy.

Konsumi i bollshëm i lëngjeve është i domosdoshëm thonë ekspertët.

Sa i përket gjumit, ju duhet të flini me kokën lehtas të ngritur që të zbusë presionin ndërsa ju flini.

Nëse përdorni medikamente ose solucione për sytë, qëndroni striktë ndaj dozave të rekomanduara.

Në të kundërt mund të dëmtoni nervin optik.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekspozita e parë jashtë Kosovës

“Ditët e artistëve romë në telajo”