MENU
klinika

Rritet numri i vizitorëve

Turistët “zbulojnë” muzeun “Marubi”

18.06.2024 - 15:56

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” përveç vizitorëve vendas, vizitohet edhe nga një numër i madh turistësh, numri i të cilëve është gjithnjë në rritje.

Duke ftuar artdashësit të vizitojnë ekspozitën “Felice Beato dhe Adolfo Farsari – Dy italianë në Lindjen e Largët (1863-1890)” e cila do të jetë e hapur deri javën e parë të korrikut, Muzeu “Marubi” ndau edhe shifrat sa i përket kombësisë së vizitorëve të tij.

“Marubi” kujtoi se, në vitin 2022 në vend të parë të vizitorëve të huaj ishin francezët me 11,20%, në vend të dytë gjermanët me 8,00% dhe të tretë italianët me 7,90%. Ndërsa në vitin 2023 ishin italianët ata që e vizituan më shumë, me 11,12%, pastaj u renditën francezët me 9,76% dhe gjermanët me 8,41%.

Sipas Muzeut “Marubi”, tashmë që jemi në mesin e sezonit veror, fluksi i vizitueshmërisë së muzeut është gjithnjë në rritje, por është ende herët për të shuar kuriozitetin se vizitorët e cilit shtet do të jenë në vendin e parë për frekuentimin sa i përket 2024-ës.

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse