MENU
klinika

Çfarë po ndodh mes ish-çiftit

U fol për një rikthim me Sarën, Ledri deklarohet “single”!

30.06.2024 - 14:01

Ledri Vula është një nga reperët më të dashur e të përfolur të estradës dhe jeta personale e tij është gjithmonë në fokus. Për javë të tëra flitet në medie se ai dhe Sara Hoxha mund të jenë ndarë, por që nuk ka pasur konfirmim zyrtar nga ana e tyre.

Së fundmi, në festivalin “South Outdor Fest”, ku ai mori pjesë, Ledri ‘u ngacmua’ duke u pyetur nëse ishte ‘single’. Pyetja, siç tha gazetarja ishte nga një grup i vajzave që ishin të pranishme aty.“Kisha një grup të gocave që më thoshin pyete pak Ledrin a është ‘single’, a po jo”, – e pyeti ajo reperin e njohur. Ledri më pas dha një përgjigje që shumë pak e pritën.“Hajde le të më pyesin vetë, po i pres atje”, ishte përgjigjja e tij. Videoja e publikuar në rrjetin social “Instagram”, po bën xhiron me të madhe.

Kjo deklaratë e reperit vjen në mes të zërave për një ribashkim mes tij dhe Sarës. Reperi i njohur Ledri Vula dhe ish-partnerja e tij Sara Hoxha prej kohësh kanë qenë në qendër të vëmendjes në median rozë për shkak të ndarjes së tyre të shumëpërfolur.Dyshja nuk kanë folur për raportin e tyre, por nga aludimet e fansave dhe sjelljet e ish-çiftit kanë lindur dyshime se ata mund t’i kenë dhënë një tjetër shans lidhjes së tyre.

Provë për këtë është rikthimi i fotografive të çiftit në profilin e influenceres, po ashtu edhe fakti që të dy ata ndiqen në rrjetet sociale. Gjithashtu vihet re edhe prania e PoemBlu, vajzës së tyre dhe Sarës në një ndër koncertet që Ledri ka performuar së bashku me disa artistë të tjerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sara Hoxha na tregon kuptimin e veçantë

Çfarë fshihet pas emrit Poem Blu?

Mamaja e Ledrit tregon për herë të parë takimin me Sarën

“Unë nuk e di si duhet me u dasht nusja, por di si…”