Kur mbushni 40 vjeç keni nevojë për këshillat e specialistëve për t’u kujdesur dhe ruajtur shëndetin tuaj. Gratë janë të interesuara të dinë se çfarë të hanë për t’u ndjerë mirë, të dinë se çfarë ushqimesh duhet të hanë për të parandaluar sëmundjet, siç është kanceri.
Specialistë përvec kujdesit me udhimet e bëjnë të qartë edhe rëndësinë e shkuarjes te mjeku dhe e kontrollit të përvitshëm për parandalimin e kancerit.
6 ushqime për të ruajtur shëndetin e femrës
1. Asparagus
Asparagujt këto kanë vitaminë K të mjaftueshme për t’u kujdesur për shëndetin e kockave.
2. Edamame
Këto janë sojë të papjekura që ndihmojnë në reduktimin e afsheve të nxehta që sjell menopauza, sepse ato përmbajnë izoflavone.
Marrja e izoflavoneve gjatë premenopauzës mund të zgjasë kohëzgjatjen e ciklit menstrual dhe te gratë pas menopauzës, të zvogëlojë simptomat klimakterike, siç janë ndezjet e nxehta. Përveç kësaj, mund të parandalojë ose të zbusë dekalcifikimin e kockave.
3. Fara liri.
Sipas ekspertëve, këto fara, për shkak të fibrave dhe antioksidantëve që kanë, mund të ndihmojnë në reduktimin e kancerit të gjirit.
Besohet se lignanet e farave të lirit mund të lidhen me receptorët e estrogjenit dhe të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të gjirit.
4. Boronica
Ato ju ndihmojnë të mbani një shëndet të mirë mendor dhe ndihmojnë në mbajtjen e trurit aktiv. Boronicat gjithashtu kontribuojnë në një shëndet më të mirë të tretjes.
Lidhur me boronicat, ekspertët theksojnë se nëse i përfshini ato rregullisht në dietën tuaj, mund të reduktojë ndjeshëm rrezikun e vuajtjes nga sëmundje të tilla si Alzheimer ose Parkinson, falë vetive të tyre neuroprotektive.
5. Papaja ose qumështore
Beta-karotenet – antioksidantë – që përmbahen në këtë superfrut mund të reduktojnë kancerin e qafës së mitrës.
6. Fasulet
Eskpertët nxjerrin në pah edhe një tjetër ushqim, siç janë fasulet.
Sipas tyre, fasulet mund të ndihmojnë në uljen e glukozës dhe presionit të gjakut.