MENU
klinika

‘Kap’ Gjermaninë në Grupin A

Xhaka në fushë lider, Zvicra mposht 3 me 1 Hungarinë

15.06.2024 - 17:44

Zvicra fitoi 1-3 kundër Hungarisë në ndeshjen e Grupit A për Euro 2024. Në stadiumin e Këlnit, helvetët me Granit Xhakën në fushë u treguan më të saktë dhe me tri pikët e sotme “kapin” Gjermaninë në krye, me organizatorët që mposhtën të premten 5-1 Skocinë në duelin hapës të Europianit 2024.

Zvicra e Murat Yakin shënoi në minutën e 12-të me Duah dhe në të 45 me Aebischer, teksa hungarezët shkurtuan me Varga në pjesën e dytë, por në fund ishte Zvicra që “vulosi” me Embolo dhe fiton në ndeshjen debutuese të këtij Evropiani.

Zvicra kështu “kap” me tri pikë në krye të Grupit A Gjermaninë, me dy skuadrat që do diskutojnë mes tyre vendin e parë në ndeshjen direkte, teksa kanë hedhur kandidaturën për kalimin në 16 ekipet më të mirë.

Këtë të shtunë në 21:00 e gjithë vëmendja do jetë në Dortmund ku për Grupin B luhet Itali – Shqipëri, ndërsa po për këtë grup në 18:00 në Berlin luhet Spanjë – Kroaci.

HUNGARI 1-3 ZVICËR

66′ Varga/ 13′ Duah, 45′ Aebisher, 90’+3′ Embolo

NGJARJET KRYESORE

90’+5′ Mbyllet sfida, fiton Zvicra!

90’+3′ GOOOL ZVICËR 1-3/ Embolo arrin të kapë topin në zonë duke mposhtur mbrojtësit dhe portierin, futbollisti shënon golin e tretë. (VIDEO)

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

73′ Kerkez tenton të pasojë në zonë, por gjuajtja e tij bllokohet nga Zomer. (VIDEO)

66′ GOOOL HUNGARI 1-2/ Dominik Szoboszlai dërgon një pasim të gjatë për Vargën, ky i fundit nuk gabon nga afër dhe e dërgon topin në anën e djathtë të portës. (VIDEO)

63′ Varga humb një shans të artë duke gabuar me shënjestrën pas një goditje me kokë e cila përfundon shumë larg shtyllës së majtë. (VIDEO)

59′ Frojler ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të një ndërhyrje të gabuar ndaj Szoboszlauit.

54′ Vargas merr një pasim të mirë brenda zonës, por gjuajtja e tij pritet nga Peter Gulaksi. (VIDEO)

48′ Duah lëshon gjuajtjen drejt këndit të poshtëm majtas, por Gulaksi bën një pritje të shkëlqyer për ti mohuar golin. (VIDEO)

46′ Pjesa e dytë nis me një ndryshim tek Hungaria, largohet Lang dhe në lojë futet Bola.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë e sfidës!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ GOOOL ZVICËR 0-2/ Aebisher shënon të dytin për kombëtaren e tij. (VIDEO)

40′ Orban gjuan me kokë drejt drejt mesit të rrjetës, por Zomer bën një pritje të rehatshme. (VIDEO)

37′ Vidmer e dërgon topin në zonën e penalltisë, por njëri nga mbrojtësit e Hungarisë është vigjilent dhe largon rrezikun.

20′ Vargas lëshon një gjuajtje të jashtëzakonshme drejt mesit të portës, por portieri bën një pritje të mirë. (VIDEO)

13′ GOOOL ZVICËR 0-1/ Duah zhbllokon shifrat dhe goli anulohet për pozicion jashtë loje, pas rishikimit në VAR, kryesori e cilëson të rregullt dhe helvetët shpërthejnë në festë. (VIDEO)

10′ Shallai krijon hapësirë dhe gjuan nga jashtë zonës, topi shkon mbi traversë. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

HUNGARIA (3-4-2-1): Gulashi; Szlai, Orban, Lang; Kerkez, Shafer, Nagi, Fiola; Szoboszlaui, Sallai; Varga | Trajner: Marko Rosi

ZVICRA (3-4-2-1): Zomer; Shar, Akanzhi, Rodrigez; Vildmer, Xhaka, Frojler, Ndoje; Vargas, Ebisher; Duah | Trajner: Murat Jakin

"Ja çfarë më shkruanin kur isha në Europian"

Ylber Ramadani i mrekulluar nga tifozët e Leçes

Shtatë lojtarë me valixhet në duar

Operacioni “fshesa” te Manchester United

Si po e revolucionarizon Milanin

Cikloni “Ibra” mbi botën kuqezi

Përgatitësi i Spartakiadave të famshme

Sporti shqiptar në zi / Ndahet nga jeta Petrit Qëndro