MENU
klinika

Do të mirëpresë 15 milionë pasagjerë në vit

Zgjerimi Aeroportit të Tiranës/ Investohet në terminalin e ri

13.06.2024 - 13:14

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) vijon punimet intensivisht për të zgjeruar terminalin dhe për të rritur kapacitetet infrastrukturore. Investimet strategjike konfirmojnë pozicionin e TIA-s si një qendër rajonale në transportin ajror.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, i menaxhuar nga Kastrati Group është duke arritur shifra rekord vit pas viti dhe kjo falë punës për të sjellë sa më shumë linja ajrore, për të zgjeruar listën e destinacioneve dhe duke ulur kështu koston e biletave. Ky fluks i madh udhëtarësh ka sjellë nevojën që Kastrati Group të investojë në mënyrë të vazhdueshme në aeroport për të përballuar rritjen e vazhdueshme.

Vetëm gjatë muajve janar – maj të këtij viti, përmes këtij aeroporti kanë udhëtuar mbi 3,7 milionë pasagjerë dhe është parashikuar që deri në fund të vitit të arrihet shifra 10 milion, mbi 7.2 milion që udhëtuan vitin e kaluar. Zgjerimi i aeroportit do e çojë sipërfaqen e tij totale në 40,000 metra katrorë, duke shtuar porta të reja dhe hapësira të reja shërbimi për pasagjerët dhe duke e rritur kapacitetin në 15 milion pasagjerë, nga 11 milion që është kapaciteti aktual.

Nga ana tjetër kanë nisur punimet për zgjatimin e pistës e cila do shkojë në 3.2 km nga 2.75 që është aktualisht. Kjo do të thotë se pista e re do të jetë në parametra të mirëpresë avionët ndër-kontinentalë dhe të zgjerohet harta e mundësive për udhëtime edhe përtej oqeanit.

Projekti i zgjerimit përfshin disa zhvillime kryesore, duke nisur që nga rehabilitimi i pistës ekzistuese i cili ka përfunduar në prill 2024. Gjithashtu, ështe implementuar edhe një sistem i ri ndriçimi LED, një infrastrukturë e përmirësuar drenazhimi si dhe është ndërtuar një rrugë e re hyrëse drejt pistës.

Një zhvillim i rëndësishëm infrastrukturor është edhe shtimi i vendqëndrimeve të reja të avionëve si në platformat veriore ashtu edhe në jug të cilat do të shkurtojë kohën e lëvizjes së avioniëve në pistë. Këto vend-qendrime, do e çojnë numrin total të tyre në 30, nga 21 që janë aktualisht.

Me këto investime në infrastrukturën e aeroportit si edhe me shtimin e vazhdueshëm të destinacioneve, Kastrati Group konfirmon angazhimin që TIA të vijojë të shënojë shifra rekord duke përmbushur më së miri kriteret e një përvoje të shkëlqyer udhëtimi.

Taksë edhe për pasagjerët që vijnë me anije

Spanja merr masa për të kufizuar turizmin masiv

Si do ndikonte tek shtresa e mesme

Tjetër tatim për shtëpitë e dyta?

“Peshën kryesore e zënë vizitorët nga Evropa Jugore”

INSTAT: Në 5 muaj u regjistruan mbi 3 milionë turistë evropianë

Dikur mjet kryesor transport, sot “e braktisur”

Rilindja e hekurudhave shqiptare, trenat funksionalë në 2025