MENU
klinika

David dhe Victoria

A është jetesa në distancë sekreti i 25 viteve martesë?!

04.07.2024 - 13:27

Kur u martuan, më 4 korrik 1999, David Beckham dhe Victoria ishin të njohur secili në fushat e tyre, ai si futbollist dhe ajo si këngëtare e Spice Girls.

Sot, kur nga martesa e tyre kanë kaluar 25 vjet, janë edhe më të famshëm se më parë. David në të njëjtën fushë, ndërsa Victoria në atë të modës. Kanë qenë pikërisht profesionet e tyre aktuale ato që kanë bërë që çifti të mos jetojë gjatë gjithë kohës bashkë. Por a mos është kjo, në kohët e sotme, një mënyrë e mirë për të ruajtur martesën?! Ok, nuk e përjashtojmë edhe pasurinë…

Ata kanë një pasuri të përbashkët prej 455 milionë paund (rreth 575 milionë dollarë), sipas listës së milionerëve të The Times, dhe kanë arritur të pozicionohen në botën e biznesit.

Marrëdhënia e tyre kapërceu edhe një lidhje të ish-futbollistit me asistenten e tij personale Rebecca Loos gjatë kohës së tij në Real Madrid (2003-2004), një kohë e vështirë për Victorian, siç rrëfen vetë në një dokumentar të Netfix të publikuar vitin e kaluar. Por çifti nuk e ka pranuar kurrë gabimin e Beckham-it apo ndonjë tjetër të raportuar në tabloidë.

Aktualisht David po kalon gjithnjë e më shumë kohë në Majami, ku është vendosur ekipi i Inter Miami, president i së cilës ai është, ndërsa Victoria e ndan kohën e saj mes Londrës dhe Nju Jorkut, për shkak të angazhimeve të saj ndaj modës. dhe markave të bukurisë. I pandikuar nga thashethemet, çifti festoi 50-vjetorin e Victoria-s prillin e kaluar me një festë të madhe në Londër, e cila përfshinte edhe një ribashkim të Spice Girls, të cilët kënduan një nga këngët e tyre më të njohura – ‘Stop’ – një moment që David e përjetësoi në një video që ai ka postuar në llogarinë e tij në Instagram dhe që ka marrë shumë vëmendje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk i shpëtuan problemeve nuse-vjehrrë!

Çfarë po ndodh mes Victoria Beckham dhe Nicola Peltz?