MENU
klinika

“Çdo gjë gati për Himarën”

Celibashi: Vota e emigrantëve? PS-PD arritën një marrëveshje…

23.07.2024 - 09:44

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se beson se çdo gjë do të jetë gati për zhvillimin e zgjedhjeve në bashkinë e Himarës më 4 gusht. Në një intervistë në emisionin “Ekspres” në RTSH, Celibashi tha se procesi përgatitor po vijon normalisht dhe se problematikat janë kapërcyer.

“Deri tani procesi përgatitor ka shkuar shumë mirë, veçanërisht nga pikëpamja e teknikës, besoj se më 4 gusht çdo gjë do jetë gati për mbajtjen e zgjedhjeve. Për shkak të mosmarrjes së një vendimi nga Komisioni rregullator u desh të investohej Kolegji Zgjedhor përmes ankesës së një force politike, tashmë kjo çështje është tejkaluar dhe procesi zgjedhor është duke vijuar normalisht”, u shpreh ai.

I pyetur nëse emigrantët do të mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen në vitin 2025, Celibashi tha se kjo mund të ndodhë vetëm nëse plotësohen boshllëqet ligjore brenda këtij sesioni parlamentar. PD dhe PS arritën një marrëveshje parimore për të garantuar të drejtën e votës për emigrantët në zgjedhjet e 2025. Megjithatë, Celibashi theksoi se kjo çështje mbetet sfidë për KQZ-në, për shkak të kohës së pakët në dispozicion.

“I kam parë draftet e dy forcave kryesore politike dhe organizatës Diaspora për Shqipërinë e Lirë. Nga pikëpamja formale e reflektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votimin nga jashtë. Ajo që merr rëndësi në këtë rast është përmbushja e qëllimit, duke shpresuar që do ta miratojnë brenda këtij sesioni ato dispozita të Kodit Zgjedhor që lidhen me votimin nga jashtë, i hapet rruga për herë të parë në Shqipëri, në zgjedhjet e vitit 2025,. Votuesit shqiptarë jashtë territorit të Shqipërisë, të jetojnë atje ku kanë vendbanimin. Do ngelet sfidë për KQZ-në për shkak të kohës së pakët në dispozicion për ta përgatitur këtë proces zgjedhor, por me bashkëpunimin e partive kryesore politike, organizatave të shoqërisë civile, veçanërisht atyre jashtë vendit, do mund tja dalim. Është shumë e rëndësishme që ky proces të zhvillohet i besueshëm për të gjitha palët”, theksoi Celibashi.

Ndalur te votimi elektronik, kreu i KQZ-së tha se koha e paktë në dispozicion nuk bën të mundur aplikimin në të gjithë vendin. Celibashi theksoi se ata kanë rekomanduar zgjerimin e aplikimit të votimit elektronik në të paktën 5 apo 6 bashki.

“Koha që kemi në dispozicion nuk e bën të mundur votimin elektronik në të gjithë vendin. Kemi rekomanduar që të zgjedhoret në 5 apo 6 qarqe të tjera, por KQZ i del detyrë që të adresojë ato problematika që ua dresuan në projektin pilot në Vorë, Kamëz dhe Elbasan, probleme që lidheshin me sjelljen e asistuesve të këtyre pajisjeve. Do të duhej që përzgjedhja e atyre individëve të ishte bërë më mirë”, u shpreh Celibashi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin