MENU
klinika

BE ngre alarmin!

Çfarë përmban dhurata e re e Orbanit për kreun e Kremlinit

31.07.2024 - 09:30

Alarmi në Evropë po bie dhe është ndezur nga Hungaria, e cila ka thjeshtuar kushtet për lëshimin e vizave të punës dhe hyrjen në vend për shtetasit rusë dhe bjellorusë.
Një zgjedhje – raportojnë disa media evropiane – e cila ka ngritur shqetësime nga shumë anë në lidhje me rreziqet e sigurisë dhe që nga shumë lexohet si një favor që lideri hungarez Viktor Orban po i bën presidentit rus Vladimir Putin.

Më 8 korrik, Hungaria publikoi në Gazetën Zyrtare listën e të gjitha kombeve të përfshira në sistemin e saj për lëshimin e shpejtë të vizave të punës, të cilat deri atëherë kishin të drejtë vetëm qytetarët e Serbisë dhe Ukrainës.
Që atëherë, qytetarët e Rusisë, Bjellorusisë, Moldavisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Maqedonisë së Veriut mund të aplikojnë gjithashtu për këtë vizë të thjeshtuar pune – dhënia e së cilës është më e shpejtë – e destinuar për shtetasit e vendeve të treta që duan të punojnë për një kohë të gjatë në Hungari dhe nga të cilat mund të përfitojnë pronarët dhe drejtorët e kompanive (ose subjekteve të tjera juridike) me aktivitet ekonomik në vendin hungarez.

Pra, për qytetarët e 8 vendeve, përfshirë Rusinë dhe Bjellorusinë, ata do të mund të hyjnë në Hungari pa kontrolle sigurie apo kufizime të tjera. Budapesti ka deklaruar se shumë prej tyre do të ndërtojnë një central bërthamor me teknologji ruse.
Masa, megjithatë, shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga EPP. Në një letër të parë nga Financial Times, Manfred Weber theksoi se vendimi i Budapestit do t’i lejojë rusët – të cilët nuk i janë nënshtruar kontrolleve të sigurisë – të udhëtojnë të papenguar në pjesën më të madhe të BE-së dhe ngre “shqetësime serioze për sigurinë kombëtare”. Në letrën, drejtuar Presidentit të Këshillit Evropian, Weber kërkon që samiti i 27-të në fund të tetorit të merret me këtë çështje.

Zëdhënësi i Komisionit, i pyetur për dosjen, shpjegoi se ekzekutivi i BE-së do të kontaktojë autoritetet hungareze për të sqaruar nëse masat “bien ndesh me rregullat e BE-së”.
Për këtë arsye, zëdhënësja e Komisionit Evropian për Çështjet e Brendshme, Anitta Hipper, tha se Brukseli do të kontaktojë autoritetet hungareze për të sqaruar nëse ky qëllim bie ndesh rregullave të BE-së. Zëdhënësja e BE-së nënvizoi se Hungaria është e detyruar të verifikojë nëse janë plotësuar të gjitha kushtet për hyrje në Shengen, të përcaktuara në Kodin Kufitar që rregullon zonën e lëvizjes së lirë.

Kjo përfshin, tha ajo, jo vetëm posedimin e një vize ose leje qëndrimi të vlefshme, por edhe mungesën e një njoftimi në sistemin Shengen, i cili mund të justifikojë refuzimin e hyrjes.
“Për BE-në, Rusia përfaqëson një kërcënim të sigurisë dhe shtetet duhet të sigurojnë kushtet e sigurisë si të BE-së ashtu edhe të zonës Shengen”, shpjegoi Hipper.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja mosmarrëveshjet që po ndajnë udhëheqësit e BE

“Ata u larguan të mërzitur”/ Ç’ndodhi mes Merkel e Macron?