MENU
klinika

Noizy tregon marrëdhënien me të bijën

“Dashuria ime e parë dhe e fundit, nëna e vajzës time”

20.07.2024 - 13:08

Reperi i njohur Noizy ka folur si rrallë herë për jetën e tij private dhe marrëdhënien me vajzën, Leandra.

Artisti ka rrëfyer se dashuria e vetme që ka pasur në jetë është nëna e vajzës së tij, duke u shprehur se “është hera e parë dhe e fundit që jam dashuruar”.

Ndërsa theksoi se tashmë nuk beson më tek dashuria pa asnjë lloj interesi.

“Ajo është hera e parë dhe e fundit. Ajo është ajo është dashuria me sinqeritet, ku s’ka të bëjë leku, thashethemet dhe ti thjesht e do verbërisht, se s’ka të bëjë se ç’thonë të tjerët për të. Nuk besoj më te dashuria, pas dashurisë sime të parë, pa asnjë lloj interesi”, u shpreh reperi.

Noizy foli për marrëdhënien me Leandrën, e cila tashmë është një adoleshente, teksa theksoi se nuk kanë një komunikim të vazhdueshëm.

Ai u shpreh se flet në telefon me të bijën dhe se ajo qëndron me prindërit e tij, por shtoi se angazhimet e tepërta nuk e lejojnë të ketë marrëdhënie si familje normale.

“Për shkak të rrethanave të jetës sime dhe mamit të saj, nuk është mundësia që ne t’i kemi marrëdhëniet si një familje normale. Tani vajza është e rritur, është 17 vjeç dhe ne mundohemi të kemi kontakte. Flasim në telefon, vjen rri këtu te shtëpia ime me mamin, babin (gjyshërit) dhe i ka më të afërt. Angazhimet e mia të tepërta nuk më kanë lënë të kem një komunikim të vazhdueshëm me vajzën dhe familjarët e mi”, tha Noizy.

Reperi deklaroi se Leandra nuk shkon në koncertet e tij dhe se as ai vetë nuk do të donte që ajo të shkonte në çdo koncert.

“Unë kam shumë këngë, rreth 400 këngë gjatë gjithë karrierës sime dhe shumicën e këngëve nuk do të donte t’i dëgjonte vajza ime dhe kjo këshillë shkon për të gjithë fansat e mi adoleshentë”, tha ai.