MENU
klinika

2 ditë para ditëlindjes

Dedikimi i Selena Gomez për veten: Jam mirënjohëse!

21.07.2024 - 09:40

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Selena Gomez festoi ditëlindjen e saj dhe mbushi 32-vjeç.

E entuziasmuar dhe aspak e trishtuar për kohën që kalon shpejt ajo është shprehur se është shumë mirënjohëse që është e rrethuar nga njerëz që e bëjnë më të mirë.

Vetëm dy ditë para se të mbushte 32 vjeç, Selena Gomez bëri një postim ku shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen si për njerëzit që e rrethojnë ashtu edhe për periudhën aktuale në jetën e saj, duke e cilësuar si “ më të mirën deri tani”.Bashkë me tekstin, Gomez ka postuar një foto me yjet e filmit “Vetëm vrasje në ndërtesë” .

Në veçanti, ylli shkroi: “Me ardhjen e ditëlindjes time të 32-të kam reflektuar dhe jam shumë mirënjohëse që jam e rrethuar nga njerëz që më bëjnë më të mirë, më sfidojnë, më kujtojnë ditë pas dite se çdo moment është një dhuratë. Ky është gëzimi im i pastër. Falenderoj Zotin për periudhën që po jetoj.