MENU
klinika

“Dashuria ime”

Eni Koçi merr urimin e veçantë nga partneri

06.07.2024 - 13:51

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi ditën e djeshme festoi ditëlindjen e saj. Nga postimet në Instagram u vu re se shumë miq dhe të afërm e kishin uruar këngëtarën, por urimi më i veçant dukej se ishte ai i partnerit, Genc Prelvukajt.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Je shok i mirë në jetë dhe vajzë e bukur në shpirt! Meriton të jesh e lumtur çdoherë! Une dhe Adea te duam shumë!”-shkruan Genci.

Kujtojmë që historia e çiftit, Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi, u zbulua në 2017-n nga mediat e Kosovës, një lidhje që u pasua nga disa bashkëpunime me klipe. 22-vjeçarja ishte e para që hodhi një hap më shumë për të dëshmuar të vërtetën mes tyre pas gjashtë muajsh që kishin nisur të qarkullonin thashethemet e para.

Bashkë me një foto çift me 37-vjeçarin, ku shfaqeshin të veshur me të bardha, Eni njoftoi për projektin e tyre të ri muzikor, ndërsa shkruante “Vetëm ti” feat Genc Prelvukaj. Kjo këngë u komentua si një përbetim dashurie, që ata i bënin njëri-tjetrit në mënyrë kaq publike.

Gjatë kësaj kohe çifti pati edhe disa kriza në marrdhenien e tyre që u fol se shkak ishte mosha e madhe e Gencit dhe marrdhënia e shkuar e dashurisë nga e cila kishte edhe një djalë.

Por sot dyshja shihet se po jetojnë një martesë shumë të lumtur, bashkë me të voglën e tyre Adean.