28.07.2024 - 10:29
FIFA ka dhënë një dënim të rëndë për ekipin kombëtar kanadez të futbollit për femra pas skandalit të tyre të spiunazhit në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Ekipit Olimpik të Kanadasë i janë hequr gjashtë pikë dhe trajnerja Bev Priestman është pezulluar për një vit, pasi një dron u përdor për të spiunuar seancat stërvitore të një ekipi rival.
Gjithashtu, FIFA ka njoftuar sanksionet të cilat përfshijnë një gjobë prej 175,720 £.
Zyrtarët e Shoqatës Kanadeze të Futbollit (CSA) Joseph Lombardi dhe Jasmine Mander gjithashtu janë pezulluar për një vit.
Në një deklaratë, organi qeverisës i futbollit FIFA tha se CSA ishte në “shkelje” të parimeve të saj.