MENU
klinika

"Më tha do të të vras"

Ish-konkurrentja e “BBV3” tregon rastet kur është kërcënuar

01.07.2024 - 09:40

Ledjona Xheladinaj, ish-konkurrente e “BBV3”, ka qenë e ftuar ditën e sotme në “Mos i Bjer me Top.”

Teksa ka folur për jetën profesionale ajo ka treguar pak se si është jeta e një gazetareje investigative.

Ledjona tregon se shpesh herë ka rënë pre e kërcënimeve nga persona të ndryshëm, por u ka ardhur në ndihmë edhe atyre që janë ndjerë në rrezik.

“E kam ndjerë shumë traumën e një vajze dhe e kam strehuar në shtëpinë time, por ka pasur edhe raste të tjera. Në telefonin tim ka shumë mesazhe dhe më vjen mirë kur ia dalin dhe nuk dorëzohen. Kritika që më japin shpesh është që ‘si nuk e njeh frikën?’. Nuk ndiej frikë, i investigoj me ditë të tëra, por më kanë kërcënuar. Ka qenë një rast në Urën Vajgurore, më ka kërcënuar me jetë. Më thoshte ‘do të vij në shtëpi, do të vras’ dhe i thashë jetës sime ‘more fund’, por këta që flasin nuk bëjnë asgjë.”