MENU
klinika

“Kemi një emër”

Jori dhe De Palma drejt altarit? Planet për fëmijë

09.07.2024 - 14:12

Modelja e njohur Jori Delli prej disa kohësh është në një lidhje dashurie me këngëtarin Fred de Palma. Çifti janë një ndër më të përfolurit në median rozë. Së fundmi Jori ka qenë e ftuar në emisionin “Pushime on Top” ku ka zbuluar detaje rreth planeve që çifti ka për të ardhmen. Duke na konfirmuar se nga dyshja pritet një martesë, modelja shton se kanë plane edhe për një fëmijë me artistin Italian.

“Po-po, flasim. Kemi një emër. Një emër goce, gjysmë i shpikur, ka dhe ca germa të emrit tim”, ka thënë Jori.

Modelja për herë të parë ka thënë se janë bërë 7 vite që nga momenti që çifti kanë nisur romancën e tyre dhe se gjithçka filloi kur ajo mori pjesë në një nga videoklipet e këngëtarit.

Jori u bë e njohur në Shqipëri me pjesëmarrjen e saj në BBV2. Ajo i la publikut një shije mjaft të mirë me karakterin e saj humoristik.

Kujtojmë që Jori u përfol shumë edhe për bukurinë e saj natyrale dhe format perfekte të trupit.

Ku do ta shohim këtë të dielë

Sara Hoxha, rikthehet në ekran!

Bëri një dalje publike dhe pati sërish shumë kritika

Meghan Markle: Ndihem personi më i keqtrajtuar në botë!