Modelja e njohur Beniada Nishani, është një nga personazhet më të dashura për publikun që në momentin që ajo ishte pjesë e Big Brother Vip2.
Mirëpo kohëve të fundit modelja nuk është përfolur për ndonjë lidhje dashurie.E ftuar ditën e djeshme në emisionin “Top Arena” ajo është ngacmuar në njëfarë mënyre rreth kësaj temë.
“A është e vërtetë që të ka rrëmbyer zemrën një djalë misterioz”– e pyet moderatorja.
“Nëse është një djalë misterioz të shfaqet dhe të më sjellë trëndafila të kuq se edhe mund ta pranojmë,” tha Beniada duke na lënë të kuptojmë se deri më tani asnjë djalë nuk ja ka marrë zemrën asaj.
Ndër të tjera Beniada ka shtuar se është mamaja e saj që ja kërkon vazhdimisht modeles të krijojë familje mirëpo kjo e fundit i përgjigjet se cdo gjë do të vi në kohën e duhur.
Kujtojmë që Beniada pas daljes nga BBV pati një romancë dashurie me Blerti Hajdarin, vëllain e Arbër Hajdarit.
Ata i dhanë fund lidhjes së tyre pas 8-muajsh por për ndarjen asnjëri nuk reagoi. Ata na lanë të kuptojmë se gjithçka kishte përfunduar pasi nuk ndiqeshin më ne rrjetet sociale si dhe kishin hequr çdo foto të tyren bashkë.