MENU
klinika

U rrëzua në tualet

Ndërron jetë portieri i Barcelonës

17.07.2024 - 18:53

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ekuador, ku një futbollist i ri në moshë, vetëm 20-vjeç, ka ndërruar jetë pas disa ditësh në spital, për shkak të një aksidenti banal. Justin Cornejo, portier i skuadrës Barcelona, nga Ekuadori, nuk ia ka dalë pas disa ditësh në terapi intensive në spital, ku e kishin dërguar me urgjencë pasi ishte rrëzuar në tualet.

20-vjeçari, ka ndërruar jetë këtë të martë, njoftoi Barcelona, nga Ekuadori.

“Asnjë fjalë apo frazë nuk mund ta lehtësojë dhimbjen që ndiejmë tani. Kujtimi që na lini do të jetë ai që na jep forcën që na nevojitet për të dalë nga kjo situatë. Justin do të jesh gjithmonë në zemrat tona. U prehsh ne paqe mik. Të duam shumë”, lexohet në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale nga klubi ekuadorian.