MENU
klinika

“Është dhëndri im i ri”

Politikani shqiptar tregon takimin e parë me reperin!

09.07.2024 - 14:50

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për romancën e vajzës së tij, Lotina me reperin e njohur, Mozzik.

Politikani e ka quajtur reperin dhëndrin e tij të ri, teksa u shpreh se është gëzuar shumë për romancën e tyre.

“Ai ka qenë fans i Kadri Veselit, tani me siguri është i yti”, iu drejtua moderatori.

“Nuk e di fans i kujt është, edhe mundet ta ruajë atë, por Mozziku është bërë dhëndri im i ri”, u shpreh ai në Kojshia.
“Unë jam gëzuar me të thënë të drejtën, mbrëmë e kam takuar për herë të parë. Unë jam roker! edhe Unë e përmenda dhëndrin e ri, se e kam edhe të parin! Kënga është pranë martesës sepse është fejuar me një djalë nga Tirana, që është VIP në punën e tij. Në punën që bën është shumë i rëndësishëm”, tha politikani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mozzik flet për ndarjen nga Loredana

“Hana do të rritet dhe do e kuptojë, jeta vazhdon”