Një person është vënë në pranga në Lazarat pasi është kapur me një sasi prej 600 gramësh kanabis sativa.
Në pranga është vënë shtetasi me iniciale A. P.. Ai dyshohet se ka kultivuar në oborrin e banesës së tij, 10 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilët u asgjësuan nga Policia.
“Vihet në pranga 1 shtetas që kishte kultivuar bimë cannabis sativa, në oborrin e banesës së tij, në Lazarat, si dhe posedonte 600 gramë cannabis sativa, në banesë.
I arrestuari, me precedent të mëparshëm penal për kultivim të bimëve narkotike.
Në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale kombëtare “Territor i pastër” dhe “Tempulli”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë intensifikuar kontrollet në terren.
Si rezultat i kontrolleve, u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Lazarat. Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., banues në fshatin Lazarat, pasi dyshohet se ka kultivuar në oborrin e banesës së tij, 10 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilët u asgjësuan nga Policia.
Në vijim të kontrolleve, në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 600 gramë cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njoftoi policia.