Qeveria shqiptare, Banka Botërore dhe grupet e interesit janë duke diskutuar ndryshime në reformën e pensioneve, të cilat do të jenë gati deri në fund të vitit. Burimet nga entet që po punojnë për reformat pohuan se ndryshimet që po diskutohen përfshijnë uljen e viteve me kontribute për pension të plotë dhe pension minimal, uljen e masës së kontributit, ndryshimin e indeksimit duke favorizuar pensionet e ulëta, krijimin e skemave private për profesionistët, etj. Eksperti i njohur, Kujtim Hoxha tha në një reagim për gazetën “SOT”, se vjetërsia e punës për të përfituar pension të plotë pleqërie duhet të rritet e jo të zvogëlohet.
Sipas tij, ajo që do të ndikojë në masën e pensionit, në një kontribut më të vogël sesa vitet e nevojshme për të marrë pension të plotë pleqërie, do të jenë të tilla që të përfitohet një pension duke u shkallëzuar në vitet e punës e të përfitojnë pension edhe ata që kanë pak vite pune, kësaj kategorie do t’i bëhet rritja e pensionit më e lartë sesa ato që marrin pension të plotë. “Në dijeninë time në lidhjet me pensionet e reja që do të lidhen, diskutohet që të ketë një ndryshim në skemën e sigurimeve shoqërore e cila i përket në vitet e ardhshme ne skemën e re. Kjo ka të bëj me aspektin e ndryshimeve të sigurimeve shoqërore që duan të jenë në aspektin për të ndryshuar pensionet e ulëta, ata që kanë të ardhura më të pakta në siç janë pensionet e pjesshme dhe që fillojnë që nga kontributet minimalisht nga 15 vite pune e deri në 38 vite e 4 muaj vite pune.
Duke filluar nga viti 2005 e në vazhdim, skema e re e pensioneve nuk do të përdoret për të ndryshuar vitet e vjetërsisë në punë por do të jenë vitet deri në 32 vite e 8 muaj e do të shtohen dhe 4 vite të tjera derisa të shkojë në 40 vite pune. Vjetërsia e punës për të përfituar pension të plotë pleqërie duhet të rritet e jo të zvogëlohet. Ndërsa ata që nuk plotësojnë kushtet për pension të plotë pleqërie, mund të marrin pension te pjesshëm siç është skema aktuale e pensionit. Ajo që do të ndikojë në masën e pensionit, në një kontribut më të vogël sesa vitet e nevojshme për të marrë pension të plotë pleqërie, do të jenë të tilla që të përfitohet një pension duke u shkallëzuar në vitet e punës e të përfitojnë pension edhe ata që kanë pak vite pune, kësaj kategorie do t’i bëhet rritja e pensionit më e lartë sesa ato që marrin pension të plotë.
Sot kontributi maksimal afrohet në vlerën e 176460 lekë të rinj. Ky është kontributi maksimal i cili sot është 176400 leke e deri në 4000 lekë, është një interval i shkallëzuar e qytetarët do të përfitojnë pensione në vlera të ndryshme, sipas kontributit që kanë bërë por duhet të jetë me theks më të madh. Pensionet me vjetërsi më të vogla pune të realizuara, duhet të jenë me theks më të madh në rritjen e pensionit për këto që janë me kontribute më të vogla. Sot pensioni minimal apo i garantuar nga shteti është 9370 lekë, kjo është minimalja sot. Nëse do të vazhdojë të rritet kjo, me ritme më të shpejta dhe për shkak të nocionit të llogaritjes së pensionit të pleqërisë, e cila është si bazë për vitet që realizon individi me vitet që i nevojiten për vitin përkatës, shumëzuar me pensionin minimal i cili do të rritet me ritme më larta, krahasuar me pensionet e tjera që do të jenë me kontribute më të vogla.
Pensionet private
Z.Hoxha ka folur gjithashtu edhe për pensionet private. Sipas tij, në plotësimin e të ardhurave që do të kenë qytetarët ndikojnë edhe pensionet private. “Në plotësimin e të ardhurave që do të kenë qytetarët ndikojnë edhe pensionet private, të cilat do të futen në nocionin e përfitimit të pensioneve të pleqërisë. E cila do të vij duke u shkallëzuar. Iu takon viteve të ardhshme që brezat të cilët kontribuojnë sot, të marrin një pension të garantuar të marrin vitet e ardhme.
Skema e re e pensioneve do të jetë në ndihmë të pensionistëve duke favorizuar e ulta, për pensionistë të cilët kanë nevojë për të ardhura më të larta, sesa kjo skemë pensioni aktuale e cila do të jetë atraktive e duke iu sjell të ardhura më të larta qytetarëve. Ajo që pretendohet me kontribute më të ulëta, të marr një pension më të lartë për të ndryshuar skemën, për të ulur vitet e punës, kjo gjë nuk do të ndodhë. Pra, qytetarët duhet të kontribuojnë më mënyrë të tillë që skema duhet të ketë garanci për të mbushur nevojën që ka skema e pensioneve”, përfundoi reagimin Kujtim Hoxha.