MENU
klinika

Dy të tjerë u plagosën

Si ndodhi ngjarja e djeshme në Tropojë që i mori jetën 24-vjeçarit

12.07.2024 - 17:47

Një viktimë dhe dy të plagosur është bilanci i ngjarjes së rëndë që u regjistrua ditën e djeshme në Tropojë.

Personi që shihni në foton e mësipërme është 24-vjeçari Adrian Pepkolaj, i cili fatkeqësisht humbi jetën në spital, pasi u qëllua me thikë nga 40-vjeçari Saimir Sadiku.

Paraprakisht mësohet se viktima ka qenë së bashku me vëllain dhe shokun e tij në një lokal në Fierzë, aty ku për motive të dobta kanë debatuar me 40-vjeçarin. Ky i fundit më pas ka nxjerrë thikën dhe i ka plagosur të tre. Por pas transportimit në spital, 24-vjeçari nuk arriti tu mbijetonte plagëve të marra dhe ndëssoi jetë, ndërsa vëllai dhe shoku ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Por si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:05 në një lokal në fshatin Rajë, Fierzë. 24-vjeçari, pasi mori disa goditje me thikë, u transportua menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Por për shkak të plagëve të mëdha, ai nuk arriti të mbijetonte.

Ndërsa vëllai i viktimës Valentin Pepkolaj dhe 40-vjeçari Shkëlzen Kuka, vijojnë të jenë në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Çfarë dihet deri më tani

Sipas policisë, autori Saimir Sadiku është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Ndërkohë që në pranga janë vënë deri më tani 5 persona, të cilët nuk kallëzuan krimin në polici.

Më konkretisht, në pranga janë vënë:

Andrin Qehaja, 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-Xhevolin Macaj, 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-Altin Shpendi, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-Anton Boçi, 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-Jetmir Kuraj, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin