MENU
klinika

Eksperti Çoçoli tregon skemën

Të gjitha kategoritë e pensionistëve përfitojnë bonus

27.07.2024 - 15:06

Qeveria shqiptare, Banka Botërore dhe grupet e interesit janë duke diskutuar ndryshime në reformën e pensioneve, të cilat do të jenë gati deri në fund të vitit. Burimet nga entet që po punojnë për reformat pohuan se ndryshimet që po diskutohen përfshijnë uljen e viteve me kontribute për pension të plotë dhe pension minimal, uljen e masës së kontributit, ndryshimin e indeksimit duke favorizuar pensionet e ulëta, krijimin e skemave private për profesionistët, etj. Eksperti i njohur, Fatos Çoçoli zbulon në një intervistë për gazetën “SOT”, se do të ketë bonus dhe rritje pensionesh, ndërsa sipas tij, përfitojnë të gjitha kategoritë e pensionistëve. Ndërkohë zoti Fatos Çoçoli tregon skemën që po ndjek qeveria dhe zbulon se çfarë do të ndodhë në tetor.

-Zoti Çoçoli, ndryshimi i koeficientet për përllogaritjen e pensioneve, çfarë ndryshimi do të sjell?

Ndryshimi i koeficientit është për të favorizuar pensionet më të ulta. Ata pensione që lëvizin në një mesatare prej 185-187 mijë lekë të vjetra në muaj. Koeficienti është përgatitur në mënyrë që të favorizohen të gjitha pensionet poshtë kësaj mesatareje. Favorizohen më shumë pensionet në fshat pasi historikisht kanë patur nivelin më të ulët të pensioneve e nga ana tjetër edhe pensionet e ulta poshtë nivelit 180-190 mijë lekë të vjetra në qytet. Kjo është si të thuash dinamika e koeficienteve dhe pse janë vendos të tilla. Mbi një shumatore x para, nëse kemi koeficientin e indeksimeve që do të ndodh në tetor dhe do të kemi në totalin e shumës për pensionet, e shumës mujore që zakonisht është në nivelin 120 milion euro në muaj, i bie diku 4.7 milion nëse INSTAT do ta ketë këtë lloj indeksi të mallrave të shportës.

-Pas reformës për rritjen e pagave në administratën publike, në dijeninë tuaj kur pritet të ndodh indeksimi real për rritjen e pensioneve pasi u tha herë në korrik, më pas në shtator e herë në tetor?

Kjo është shumë e drejtë pasi ka shumë mjegull e nuk është mirë e duhet të jemi korrekt me 707 mijë pensionistë. Çdo vit i shtohen nga 15-17 mijë pensionistë i shtohen çdo vit armatës, grupit më të madh shoqëror të popullsisë sonë. Është mirë të jemi korrekt me këtë kategori dhe nuk kemi pse t’i mbajmë në mjegull. Është folur shumë për indeksimin dhe besoj se do të bëhet në tetor pasi kjo është data. Është krijuar një konfuzion, pasi para dy vitesh ka ndodhur indeksimi brenda vitit, e duhet të ishte me mirë një bonus pasi nëse qeveria bën një indeksim duhet të qëndrojë në ato nivele dhe jo të bjerë sërish. Ndërsa pjesa e dytë ka të bëj me afrimin e zgjedhjeve, praktikisht ky vit ka hyrë pasi dhe pse nuk ka një datë fikse, praktikisht ndodh që zgjedhjet në vendin tonë zhvillohen zakonisht në pranverë. Çdo rritje pensioni në prag të zgjedhjeve, ka një sfond zgjedhor dhe gjithçka bëhet pavarësisht se rritja në administratën publike u bë në një vit jo zgjedhor dhe u rritën pagat nga 1 korriku i këtij viti. Qeveria do të mendoj patjetër për një bonus të dytë, nuk ka pse të jetë indeksim por do të jetë si një bonus i fund vitit.

-Banka Botërore thuhet se po punon së bashku me FMN-në për caktimin e minimumit jetik, në një vlerë të caktuar në dijeninë tuaj, në cilat ritme po punohet?

Në momentin kur do të caktohet më në fund minimumi jetik, ne e dimë këtë kalvar dhe mision të pamundur nga partitë politike, i pa realizuar ndër vite. Minimumi jetik në këto vite që flasim, tani mund të jetë në nivelin 200 euro. Është mirë që të caktohet, pasi në momentin që caktohet nuk ke si të mos e mbash mesataren e nivelit të pensioneve, nën këtë minimum jetik. Nuk ka bërë vaki në ndonjë vend të botës. Pavarësisht bashkëpunimit të Bankës Botërore dhe bashkëpunimit më FMN-në do të jetë e vështirë pasi minimumi jetik nuk ka si të jetë më poshtë 200 eurove. Është edhe një matjeje e një studim nga Avokati i Popullit ishte serioz dhe në momentin kur doli para 2 vitesh ishte në këto nivele. Por me rritje e kostos së jetës, do të rritet dhe caktimi i minimumit jetik tani është në vlerat e 200 euro, mbi vlerën mesatare të pensioneve aktualisht. Unë do të uroja që të caktohej minimumi jetik dhe menjëherë qeveria do të ishte e detyruar të rriste pensionet. Më mënyrë që pensioni mesatar të ishte në vlerat e mbi pragun e minimumit jetik. Nuk mund të mbash gjysmën e pensionistëve tanë nën këtë vlerë pragu. Por nga ana tjetër është një kurth ku çdo qeveri është kujdesur që të mos bjerë pasi është shumë e vështirë të gjesh fondet e duhura për të rritur ndjeshëm pensionet. Minimumi jetik, pavarësisht këtyre nismave, nuk jam optimist se do të ndodh, pasi do të jetë një hap shumë kurajoz i qeverisë së sotme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Skema që po ndiqet dhe detajet nga dy bonuset

Sa do të jetë rritja e pensioneve në tetor?

Eksperti Fatos Çoçoli: Do të ketë dy bonuse!

Pensionet, të moshuarit pritet të përfitojnë shtesë edhe në shtator

Kategoritë që përfitojnë dhe sa do të jetë shtesa

Formula që do të përdorë qeveria për të rritur pagën


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!