31.07.2024 - 22:32
Çmimet e naftës së papërpunuar u rritën mëngjesin e së mërkurës menjëherë pas raportimeve se lideri i Hamasit, Ismail Hanie u vra në Iran.
Bursat ndërkombëtare u hapën me një rritje të fortë për shkak të të prirjeve për përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Kështu, në bursën e Teksasit një fuçi naftë e papërpunuar po shitet me afro 77 Dollarë duke pësuar një rritje me rreth 2.7 për qind, krahasuar me 1 ditë më parë.
E njëjta situatë paraqitet edhe në bursën e Londrës, ku një fuçi naftë bruto po shitet me afro 80 Dollarë ose 2 Dollarë më shumë se 1 ditë më parë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Nga Russian Today/ ..."një vend që prodhon energji"
“Arabia Saudite nuk është më një vend i naftës”
Çfarë paralajmërojnë analistët?
“Goditen” tregjet e bursës në Azi dhe Europë
Mollët mbeten stok