MENU
klinika

Superkompjuteri foli!

Zgjidhet fituesi i finales Spanjë-Angli

12.07.2024 - 12:55

Një superkompjuter i kompanisë Bettingexpert ka bërë një përllogaritje për finalen e europianit Spanjë-Angli dhe lajmet nuk janë të mira për 3 Luanët.

Pas stimulimit për më shumë se 100 mijë herë të përballjes që do të luhet të dielën në Berlin, kompjuteri ka nxjerrë Spanjën si fituese të këtij kompeticioni.

Sipas tij, ekipi i Luis de la Fuente’s ka 54.7% mundësi që ta fitojë ndeshjen brenda 90 minutave.

Anglia u kualifikua në finale pas triumfit të kontestuar ndaj Holandës, teksa Spanja eliminoi Francën me rezultatin 2-1.