MENU
klinika

Pjesë e bandës së Emiljano Shullazit

Arrestohet Fabio Ballabani, Rumbullaku jep detajet

14.08.2024 - 13:21

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për media ka bërë me dije se është arrestuar në një vend partner, i kërkuari nga drejtësia, Fabio Ballabani. Ballabani është pjesë e bandës së Emiljano Shullazit.

“Kemi dhe një tjetër, Fabio Ballabani, pjesë e grupit të strukturuar kriminal, është bërë i mundur ekzekutimi i vendimit në një vend partner. Aktualisht vuan dënimin në një burg. Pra keni boll informacione dhe të dhëna për të shkruar mbi sakrificën e punonjësve të policisë”, tha Rrumbullaku, duke iu drejtuar gazetarëve.

Fabio Ballabani ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ngjarjen e ndodhur në vitin 2019, ku bashkëshorti i gjyqtares Saida Dollanit, Kristaq Prifti, u kërcënua dhe dhunua brutalisht. Me urdhër të Emiljano Shullazit, Fabio Ballabanin alias Fabio Zyberaj alias Ivi Zyberaj, kërcënoi dhe rrahu Priftin.

Gjyqtarja Dollani, ka qenë pjesë e trupës që ka shqyrtuar dosjen “Shullazi” dhe nuk pranoi të largohej edhe pasi i dhunuan e kërcënuan me arme bashkëshortin Kristaq Prifti. Pavarësisht insistimit të saj për të çuar deri në fund procesin gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit, një nga kolegët në Apelin e Krimeve të Rënda, i cili tashmë është përjashtuar nga sistemi i drejtësisë nga vettingu, vendosi largimin e Saida Dollanit nga trupa gjykuese dhe rrjedhimisht nga çështja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kokat e krimit u larguan pak ditë para operacionit nga Shqipëria!

Kush janë personat e kërkuar nga SPAK të përfshirë në dosjen “SKY ECC”!